Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BUNDESLIGA

Bayern i qetë në dimër

REUTERS/Lisi Niesner

Bayern i qetë në dimër


29 November, 2012 @8:39

Ekipi më i trofeshëm gjerman, Bayern, ka arritur që me fitore në mesjavë në Mage Solar stadium të Freiburgut të sigurojë dimrin në krye të kampionatit tre xhiro pa përfunduar stinori vjeshtor.

Thomas Muller nga penalltia në minutën e 12-të të takimit dhe ukrainasi Anatoly Tymoshchuk në minutën e 79-të kanë shënuar dy golat e

fitores 0-2 të Bayernit.

Kosovari Xherdan Shaqiri ka filluar ndeshjen në formacionin bazë dhe ka qenë në fushë deri në minutën e 64-të kur në vend të tij hyri ukrainasi që shënoi golin e dytë.

Kampioni aktual, Borussia Dortmund, nuk ka arritur t’i bëj ballë ekipit të ardhur nga Bundesliga II, Fortuna. Ekipi nga Dusseldorfi ka arritur që të kthehet në lojë në minutën e 78-të të takimit dhe t’ia rrëmbejë një pikë Dortmundin në Signal Iduna Park.

Lojërat e mira të farmaceutëve nga Leverkuseni kanë vazhduar. Bayer ka arritur një fitore impozante në Bremen, duke mposhtur Werderin në Weserstadion bindshëm 1-4. Me këtë fitore ekipi i Sascha Lewandowskit, Bayer, ka arritur të ngjitet në vendin e dytë dhe aktualisht ka 10 pikë më pak se lideri i ligës, Bayern.

Kosovari Granit Xhaka nuk ka qenë pjesë e formacionit të Borussia Monchengladbachut fare në fitoren e tyre prej 2-0 ndaj Wolfsburgut. 

REZULTATET:

Dortmund - Fortuna 1-1

Hannover - Furth 2-0

Hamburg - Schalke 3-1

Eintracht - Mainz 1-3

M’Gladbach - Wolfsburg 2-0

Stuttgart - Augsburg 2-1

Werder - Bayer 1-4

Freiburg - Bayern 0-2

Nurnberg - Hoffenheim 4-2


 
Të gjitha lajmet nga