GRUPI E
Bayern triumfon në fund, Roma shkatërruese
17 September, 2014 @22:33
Në duelin më interesant të mbrëmjes, Bayern Munchen, ka arritur që me golin e mbrojtësit Jerome Boateng, në sekondat e fundit të ndeshjes, të nxjerrë fitoren ndaj Manchester Cityt.
Boateng ka shënuar pas një karamboli në zonë, derisa topi ra afër tij kur ky goditi për të qëlluar portën e Joe Hartit, të punësuar mjaft sonte.
Pep Guardiola kështu nisi me fitore kampanjën e re me Bayernin në Ligë të Kampionëve, derisa Mauricio Pellegrini duhet të konsolidojë edhe më radhët e kampionit të Anglisë.
Roma shkatërron CSKA-në
Xherdan Shaqiri nuk u fut fare në ndeshje nga Guardiola, derisa në ndeshjen tjetër të grupit, Roma shkatërroi CSKA-në e Moskës me rezultat të thellë 5-1.
Giallorossët përfunduan dilemën e fituesit për gjysmë ore lojë, kur transferi i ri i tyre, Juan Iturbe shënoi, e pas tij edhe Yao Gervinho (2) dhe Maicon. Kapiteni legjendar i romakëve, Francesco Totti ka shënuar dy asistime në këtë ndeshje.
XHIROJA E RADHËS:
CSKA Moska - Bayern Munchen | |||
Manchester City - Roma |
TABELA E GRUPIT E:
1 | Roma | 3 pikë | ||
2 | Bayern Munchen | 3 pikë | ||
3 | Manchester City | 0 pikë | ||
4 | CSKA Moska | 0 pikë |