DUKAGJINI - BALLKANI

Foto: FC Ballkani
Befasi në Klinë, kampioni ndalet nga Dukagjini
23 October, 2022 @14:49
Me një pikë është detyruar të pajtohet Ballkani pas udhëtimit të sotëm në Klinë.
Kampioni në fuqi i Kosovës barazoi 1-1 (Altin Merlaku (P) 77’ / Albion Rrahmani 62’) ndaj Dukagjinit vendas, për të cilin kjo është një pikë mjaft me rendësi në luftën për mbijetesë.
Pas pjesës së parë që u mbyll pa gola, Ballkani epërsinë e gjeti në minutën e 62’. Një krosim tejet të saktë të Armend Thaqit, e shfrytëzoi maksimalisht Albion Rrahmani, i cili e dërgoi topin me kokë në rrjetë për 0-1.
Por, klinasit nuk u dorëzuan dhe e gjetën golin e barazimit 15 minuta më vonë, kurse Altin Merlaku u tregua i saktë nga pika e bardhë.
Në pjesën e mbetur të ndeshjes më gola nuk pati dhe ndeshja u mbyll me barazim 1-1.
Me dy ndeshje më pak të luajtura, Ballkani ka 4 pikë më pak se Drita lidere, kurse Dukagjini është i parafundit në renditje me 9 pikë.