CHAMPIONSHIP
Befasi në xhiron e fundit, Swansea i Bersant Celinës në Play Off
22 July, 2020 @22:31
Në mënyrë befasuese është mbyllur xhiroja e fundit e Championshipit!
Befasisht, Nottinghami është mposhtur 1-4 nga Stoke në shtëpi, e kjo i ka bërë “nder” Swanseat të Bersant Celinës.
Sonte Swansea e fitoi 1-4 takimin ndaj Readingut dhe kështu me pikë të barabarta por me golaverazh më të mirë ka arritur ta sigurojë Play Off-in, duke e lënë Nottinghamin jashtë. Bersanti në takimin e sotëm u inkuadrua në çastet e fundit të ndeshjes, luajti vetëm pak.
Direkt në Premier League janë ngjitur Leeds dhe WBA, kurse përmes Play Off-it për t’u ngjitur do të luftojnë Brentford, Fulham, Cardiff dhe Swansea.
Ndërkohë në League One zbresin Charlton, Wigan (për shkak të vendimit për t’u dënuar me -12 pikë) dhe Hull City.