GJILANI - TREPÇA '89
Befasohet nga Trepça ‘89, humbë befasisht kreun
27 October, 2019 @16:32
Befasia e ditës ka ndodhur në Gjilan!
Skuadra vendase e Gjilanit u befasua sot nga mitrovicasit e Trepçës ‘89, për ta humbur kështu kreun e klasifikimit.
Skuadra mitrovicase fitoren e arriti falë golave të shënuar në pjesën e dytë. Ishte Arb Manaj (60’) ai që e hapi serinë e golave, kurse fitorja u vulos 5 minuta më vonë përmes supergolit të Engjëll Hotit (65’) nga distanca dhe kështu ndeshja u mbyll me rezultatin përfundimtar 0-2.
Kjo humbje bën që Gjilani të jetë nën Ballkanin e Dritën në tabelë momentalisht, kurse mitrovicasit momentalisht janë jashtë zonës së rrezikshme.