Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BALLKANI - FERONIKELI

Befason Ballkani, mposht kampionin në Suharekë

Befason Ballkani, mposht kampionin në Suharekë


24 August, 2019 @19:03

Pas fitores xhiron e kaluar ndaj Drenicës, Feronikeli sot është befasuar nga skuadra e Ballkanit në Suharekë.

Kampioni në fuqi i Kosovës e filloi ndeshjen jo mirë, me golin e parë të vendasve që erdhi që në minutën e 5’ përmes Blend Baftiut.

Më pas, epërsia e vendasve u rrit në 2-0, me Besnik Krasniqin që u tregua i saktë nga pika e bardhë në minutën e 19’ të ndeshjes, ndërsa me këtë rezultat u mbyll edhe e gjithë pjesa e parë.

TABELA AKTUALE

Në pjesën e dytë, Haxhi Neziraj i mysafirëve e ngushtoi rezultatin në 2-1 4 minuta pas fillimit të pjesës së dytë, mirëpo ishte Blend Baftiu ai që ia vulosi fitoren skuadrës së Ismet Munishit, duke shënuar për 3-1 në minutën e 53’ të takimit.

Në 20 minutat e fundit të ndeshjes Feronikeli luajti me një lojtar më pak, me Yll Hoxhën që u përjashtua nga loja pas dy kartonëve të verdhë, mirëpo kjo nuk luajti rol në epilogun final të takimit dhe ndeshja u mbyll me rezultatin përfundimtar 3-1.

Xhiron e ardhshme, Feronikeli e pret në shtëpi Prishtinën në derbin e javës, kurse Ballkani i shkon Llapit në Podujevë.

a


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga