Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FERONIKELI

Behar Maliqi zyrtarizon ndarjen

Behar Maliqi zyrtarizon ndarjen


13 January, 2022 @20:56

Njëri ndër mesfushorët më me përvojë në Superligë të Kosovës, Behar Maliqi, sot edhe zyrtarisht nuk është më pjesë e Feronikelit.

Skudra nga Drenasi si duket nuk po mund të arrijë assesi këndelljen financiare dhe largimet nga klubi vetëm se po shtohen.

Së fundi, edhe mesfushori Behar Maliqi ka zyrtarizuar largimin nga klubi, ndërsa u ka dëshiruar të kalojnë sa më shpejt krizën ku gjenden për tu kthyer aty ku e kanë vendin, në majë të futbollit kosovar.

Përfoljet në kuloaret futbollistike thonë se Maliqi 35-vjeç pritet që të vazhdojë në Superligë, por tash me ekipin e Malishevës, që ka mbledhur qe disa ditë përvojë në skuadër, duke marrë Fidan Gërbeshi, Labinot Ibrahimi e Xhevdet Shabani në ekip.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga