Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SULMUESI I SHQIPËRISË

Bekim Balaj në Ankara

Bekim Balaj në Ankara


17 July, 2022 @18:43

Futbollisti shkodran i kombëtares shqiptare, Bekim Balaj, është bërë anëtar i ri i ekipit turk, Ankara Keçiörengucu.

Ai ka pozuar me fanellën e ekipit të tij të ri para pak orësh dhe e ka botuar në llogarinë e tij të Instagramit, derisa ekipi i Ankarasë ende nuk ka zyrtarizuar sulmuesin 31-vjeçar.

Balaj, prej se ka dalë nga Vllaznia në stinorin 2009/10 dhe dy stinorëve të kaluara te Tirana 2010/11 dhe 2011/12 pandërprerë ka ndërruar skuadra jashtë Shqipërisë, duke luajtur në disa liga, ndërsa në sezonin e fundit ka qenë pjesë e Nizhny Novgorod dhe së fundi Boluspor, ku ka shënuar 4 gola në 14 paraqitje në kategorinë e dytë të futbollit turk, kategori të cilën do të luajë përsëri, por me fanellë të kundërshtarit.


 
Të gjitha lajmet nga International