Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BESART BERISHA

Berisha dhe Diamanti, dyshja e çuditshme në Australi

Berisha dhe Diamanti, dyshja e çuditshme në Australi


28 January, 2021 @12:51

Sulmuesi i njohur kosovar, Besart Berisha, së bashku me bashkëlojtarin e tij te skuadra Western United, italiani Alessandro Diamanti, është bërë temë diskutimi në Australi.

Dy futbollistët veteranë po përmenden si një dyshe e çuditshme, pasi që kanë karaktere krejtësisht ndryshe jashtë fushës, ndërsa kombinohen shumë mirë brenda saj.

Në një intervistë të gjatë në Fox Football Podcast, tregohen dallimet dhe afërsitë me njëri tjetrin, gjersa Berisha ndër tjerash foli edhe për lidhjen e tij me futbollin në kohën sa ishte refugjatë.

Berisha, 35 vjeçar, jashtë fushës njihet si një person me karakter shumë të qetë, ndryshe nga 37 vjeçari Diamanti, i cili është shumë më i gjallë, zbavitës dhe këtë e shfaq shpesh edhe në rrjetet sociale.

Ndërsa pavarësisht dallimeve në karakter ata janë bartësit e lojës së skuadrës Western United, falë edhe kombinimit të mirë që kanë.

Në intervistë përmendet gjithashtu edhe fakti që futbollisti i lindur në Prishtinë, së bashku me familjen e tij është shpërngulur në Berlin duke kaluar 1200 kilometra në ecje, gjatë kohës së luftërave në Ballkan kur Besarti ishte vetëm 5 vjeçar.

Besarti lidhur me këtë tha se ndjehet shumë falenderues për lojën e futbollit, pasi që futbolli ishte gjëja e cila i solli atij dhe familjes së tij një jetë më të mirë.

Kosovari që ka kaluar 9 stinorë në Australi, tani është shndërruar në sulmuesin më të mirë në historinë e futbollit të këtij vendi duke shënuar 135 gola në 216 ndeshje.


 
Të gjitha lajmet nga International