VJEN PARAJA
Berlusconi shet 48% të Milanit
5 June, 2015 @19:58
Tashmë është zyrtare, Milan do të ketë para për stinorin e ardhshëm. Kreu i skuadrës, Silvio Berlusconi, i ka shitur 48% të akcioneve të klubit biznismenit tajalndez, Bee Taechaubol.
Marrëveshja pritet të kompletohet brenda 8 javëve të ardhshme dhe besohet të jetë në vlerë prej 480 milionë eurosh, derisa Berlusconi ka vlerësuar Milanin që kushton 1 miliard euro.
“Kjo marrëveshje më lejon që të kem pjesën më të madhe të akcioneve të klubit dhe kryetarllëkun,” ka thënë Berlusconi për reporterët e shumtë të cilët rrethuan atë pas zyrtarizimit të lajmit.
Milan, në vitet e fundit ka përjetuar një krizë të paparë më parë në klub, derisa qe dy stinorë nuk po mund të sigurojë daljen në gara europiane.