SANTIAGO BERNABEU

AFP
Bernabeu përcakton finalistin e dytë
13 May, 2015 @8:41
Juventus fitoi në ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Real Madridit 2-1 në Torino.
Ekipi italian sot do të del në Santiago Bernabeu për të kërkuar finalen e parë pas më shumë se një dekade në Ligë të Kampionëve.
Mirëpo, Reali ka plane tjera për sonte.
“Jemi shumë afër që të luajmë finalen e dytë të Ligës së Kampionëve dhe të kemi mundësinë që të mbrojmë këtë titull - që do të na bënte ekip i parë në histori që e mbron titullin, prej se gara quhet Liga e Kampionëve,” ka thënë Carlo Ancelotti, trajner i Real Madridit, në konferencën për shtyp para ndeshjes së sontme.
Karim Benzema do të luaj sonte pas mungesës në ndeshjen e parë për shkak të lëndimit, ndërs Ancelotti ka shtuar se francezi e bën ekipin e tij edhe më të mirë.
E strategu i Juventusit nuk pritet të ndërrojë shumë nga loja e parë, derisa vetë qartazi tregon se si do të luaj ekipi i tij sonte.
“Ne nuk do të ndërrojmë mënyrën e mbrojtjes. Do të jetë ndeshje interesante në aspektin taktik. Në ndeshje të tilla vetëm mbrojtja mendohet. Jemi 95 minuta larg Berlinit dhe askush nuk e ka pritur këtë nga ne. Mbrëmë kam fjetur, ndoshta pas ndeshjes nuk do të më merr gjumi,” ka thënë trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri para ndeshjes, duke bërë të ditur qartësisht se Juventus do të mbrohet dhe do të kërkojë finalen në këtë mënyrë.
Real Madridit i mungojnë Luka Modric dhe Sami Khedira, për shkak të lëndimeve, derisa kthimi i Benzemasë jep shpresa. Te Bianconerët, Kwadwo Asamoah, Martin Caceres dhe Romulo janë mungesa, gjithashtu për shkak të lëndimeve.
Real Madrid si kampion në fuqi dhe për shkak të golit si mysafir, është favorit i madh për sonte përballë Juventusit.
Formacionet e mundshme:
REAL MADRID: | Casillas; Carvajal, Sergio Ramos, Pepe, Marcelo; James Rodríguez, Kroos, Isco; Bale, Benzema, Ronaldo. | ||
JUVENTUS: | Buffon; Lichtsteiner, Bonucci, Chiellini, Evra; Pogba, Pirlo, Marchisio; Vidal; Morata, Tévez. |
Koefiecientet e bastoreve:
1 | Real Madrid fiton - 1.67 | Barazim - 4.20 | Juventus fiton - 5.50 |