BAYERN-BARCELONA

Lojtari i ndeshjes është...
12 May, 2015 @22:51
Sulmuesi i Barcelonës, Neymar, është përzgjedhur lojtar i ndeshjes së kthimit të gjysmëfinales Bayern - Barcelona.
Braziliani shënoi dy herë në pjesë të parë të ndeshjes, pas asistimeve të Luis Suarezit për t’ia siguruar Barcelonës kualifikimin dhe për t’ia prerë shpresat e bavarezëve për përmbysje të rezultatit të përgjithshëm.
Mëposhtë, shikoni notat e akterëve të ndeshjes, ku 1 është minimalja e mundshme, ndërsa 5 maksimalja e mundshme.
Bayern: Neuer 3, Rafinha 2.5, Boateng 3, Benatia 3, Lahm 2.5, Thiago 3, Alonso 3, Schweinsteiger 3, Bernat 3, Muller 4, Lewandowski 3.5; Rode 3.
Barcelona: Ter Stegen 3.5, Pique 2.5, Alba 2.5, Alves 3.5, Busquets 2.5, Iniesta 3, Rakitic 3, Mascherano 3, Neymar 4.5, Suarez 4, Messi 3.5; Mathieu 2.5, Pedro 2.5.