Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SUPERLIGA E KOSOVËS

Besa në formë

E. Krasniqi

Besa në formë


3 November, 2012 @17:38

Në dy ndeshjet e zhvilluara sot në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll që i përkasin xhiros së trembëdhjetë, Besa ka arritur të mposht Trepçën 2-0 ndërsa derbi drenicak ndërmjet Drenicës dhe Ferronikelit ka përfunduar me barazim 2-2.

Fitorja e Besës ka ardhë në një moment të lëshimit të koncentrimit nga mitrovicasit, kur pejanët e kanë shfrytëzuar më së miri këtë gjendje.

Diar Miftaraj në minutën e 67-të dhe Jusuf Sabotic në minutën e 69-të kanë qenë golashënues për Besën, e cila është rehatuar përkohësisht në tabelën e klasifikimit.

Drenica në anën tjetër ka zhvilluar lojë shumë të mirë gjatë gjithë kohës, ku ka shkëlqyer i ardhuri nga Mitrovica, Berat Hyseni. Mirëpo, Ferronikeli është kthjellur në dhjetëminutëshin e fundit të takimit për t’ia rrëmbyer furrishëm një pikë Drenicës.

Berat Hyseni ka shfaqur edhe njëherë lojë shumë të mirë për ekipin e tij. Ai përveç rasteve të shumta ka arritur të shënojë dy herë në minutat 49 dhe 75, mirëpo i tërë mundi i tij shkoi kot, kur ekipi i Ramiz Krasniqit arriti të këndellet në 10 minutëshin e fundit.

Fidan Gërbeshi në minutën e 84-të dhe Fitim Haliti në minutën e 87-të kanë arritur që të shënojnë nga një gol dhe t’ia nxjerrin një pikë -  e cila nuk shihej kërkund deri në momentet e fundit të ndeshjes.


 
Të gjitha lajmet nga