DEMUSH MAVRAJ
Besën e merr “Lumi”
6 April, 2016 @15:41
Skuadra e Besës ia pa sherrin ish futbollistit të saj, Fatlum Gashit.
Mesfushori ofansiv tashmë i Istogut, i njohur me nofkën “Lumi”, ka shënuar golin e vetëm të ndeshjes për fitoren minimale të Troftave në përballje me Besën e Pejës.
Gashi shënoi në minutën 24’ të pjesës së dytë, duke shfrytëzuar rastin në një pakujdesi të mbrojtjes së mysafirëve.
Kjo është vetëm fitorja e gjashtë e Istogut, i cili vazhdon të mbetet në fund të radhitjes tabelare, por tani me 21 pikë dhe me shpresë për t’i ikur zonës së rrezikshme, derisa Besa mbetet në mesin e tabelës me 36 pikë.