Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRENICA 1-0 LLAPI

Besfort Dervishaj mban në lojë Drenicën, para derbit të mbijetesës

Besfort Dervishaj mban në lojë Drenicën, para derbit të mbijetesës


5 May, 2022 @17:52

Mesfushori i Drenicës, Besfort Dervishaj, është treguar vendimtar për ekipin e Tahir Lushtakut sot, derisa ka shënuar golin vendimtar në ndeshje, ndërsa Drenica ka marrë tri pikë jetike në përballje ndaj Llapit, Drenica 1-0 Llapi [Besfort Dervishaj 79].

Kjo ka qenë fitorja e 12 sezonale e Drenicës, ndërsa humbja e parë e Llapit në pesë xhirot e fundit. Tashmë katër xhiro, Drenica nuk di për humbje, derisa bashkë me Malishevën po luftojnë për mbijetesë direkte në Superligë, ashtu që t’i ikin ndeshjes së barazhit.

E në javën tjetër, Malisheva pret Drenicën në Liman Gegaj, ndoshta për vendimtaren e sezonit për të dyja palët.

TABELA AKTUALE

Ndërsa sa i përket duelit të sotëm, Llapi nuk ishte ai që mëtohet të jetë, e as ai që ditë më parë thuhej të kishte shpresa për nënkampion të Kosovës! Edhe pse teorikisht, gjasat janë.

Pos golit vendimtar, ndeshja u karakterizua edhe me hudhje të piroteknikës në stadium nga tifozëria vendase, kurse referi me stemë të FIFA-së, Genc Nuza, nuk e vazhdoi ndeshjen nga minuta e 41-të e ndeshjes derisa u zbrazën tribunat përkatëse.

Llapi i qetë në renditje, me Evropë të siguruar, ndërsa Drenica “në zjarr” të mbijetesës. Përndryshe kjo ka qenë fitorja e parë sezonale e Drenicës ndaj Llapit në 2021/22.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga