MARRIN KRYESIMIN

Foto: Besiktas Official
Besiktas, rimerr lidershipin
22 February, 2016 @21:05
Sulmuesi gjerman, Mario Gomez, duket të jetë transferi i vitit në Superligën turke. Gjermani shtatëgjatë ka shënuar golin e vetëm, të fitores dhe të kthimit të Besiktasit në krye të tabelës në Superligën turke.
Gomez ka shënuar pas asistimit të Jose Sosas në minutën e 64-të të ndeshjes në përballjen e sotme ndaj Gençlerbirligit, ndërsa ky ka qenë goli i 16 i tij në total në Superligë.
Me këtë fitore, Besiktas ka dalë për një pikë më shumë dhe me një ndeshje më pak, në krye të tabelës duke e lënë pas Fenerbahçen.