Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

STAMFORD BRIDGE

Besim i madh për Brojën nga Chelsea

Armando Broja duke pozuar sot, pas nënshkrimit të kontratës së re/ Foto: chelseafc.com

Besim i madh për Brojën nga Chelsea


2 September, 2022 @22:01

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armando Broja, ka marrë besim të madh nga drejtuesit e Chelseat.

Futbollisti që tash do t’i mbush të 21-tat, sot edhe zyrtarisht ka nënshkruar kontratë të re me ekipin nga Stamford Bridge.

Kontrata e Brojës me Chelsean është afatgjate - gjashtëvjeçare, deri më qershor të vitit 2028, një gjë të cilën ekipet e mëdha e bëjnë rrallë, që edhe vulos besimin e klubit për prospektin e tij.

“Nuk kam fjalë! Çfarë të mendoj për këtë! Ky është klubi që kam ëndërruar të luaj gjatë jetës, klubi që e përkrahi dhe që e dua. Jam këtu që nga fëmijëria dhe është një ndjenjë surreale për mua dhe familjen time,” ka thënë ndër të tjera Armandoja për faqen zyrtare të klubit, që aktualisht drejtohet nga trajneri gjerman Thomas Tuchel.

 


 
Të gjitha lajmet nga Premier League