Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINA - BALLKANI

Besnik Krasniqi dënon ish-skuadrën, Ballkani bie në “Fadil Vokrri”

Foto: FC Prishtina

Besnik Krasniqi dënon ish-skuadrën, Ballkani bie në “Fadil Vokrri”


13 December, 2020 @15:31

Me fitoren e Prishtinës është mbyllur ndeshja kryesore e xhiros në Superligë.

Skuadra më e trofeshme kosovare në futboll sot triumfoi 2-1 (Oto John 45+1’, Besnik Krasniqi 90’ / Visar Berisha 45+6’) ndaj Ballkanit nga Suhareka, për t’ia shkaktuar këtij të fundit humbjen e tretë sezonale.

Për Prishtinën, golin e parë sot e gjeti i rikthyeri nga lëndimi, sulmuesi Oto John.

John në minutën e parë të shtesës në pjesën e parë shënoi për 1-0, mirëpo gëzimi vendas zgjati shumë pak. Ishte Visar Berisha i mysafirëve që pak minuta më pas me kokë shënoi për 1-1, për t’i dërguar skuadrat në pushim me rezultat të barabartë.

TABELA AKTUALE

Në pjesën e dytë, goli nuk u pa deri shumë pak para fundit, njëjtë sikurse në pjesën e parë.

E rreth 1 minutë para fundit të kohës së rregullt, Leutrim Kryeziu i vendasve u pengua në zonë nga Arbër Potoku i suharekasve, me ç‘rast gjyqtari kryesor sinjalizoi në penallti për kryeqytetasit. Nga pika e bardhë i pagabueshëm u tregua Besnik Krasniqi, ish-futbollisti i Ballkanit, duke realizuar dhe duke ia siguruar 3 pikë Prishtinës.

Për Ballkanin, lajm i mirë sot ishte rikthimi i Arbër Hoxhës nga lëndimi. Hoxha sot ishte në bankën rezervë të suharekasve.

Me një ndeshje më shumë, Ballkani momentalisht ka një pikë më pak se Drita, kurse Prishtina është 7 pikë prapa Ballkanit momentalisht.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga