WENGER

REUTERS
Besnik ndaj Arsenalit
13 July, 2013 @14:47
Arsene Wenger është gati ta vazhdojë kontratën e tij me Arsenalin, duke dëshmuar lojalitetin e tij ndaj klubit londinez.
Pas bisedimeve preliminare me shefin ekzekutiv të topçinjëve, Ivan Gazidis, ai ka thënë se bisedimet kanë shkuar në rregull dhe nuk kishte kurrëfarë çështje speciale për diskutim.
Wenger, i cili përfolej për një kalim të mundshëm te Paris St Germain, pasi që kontrata e tij përfundon vitin tjetër, ka vërtetuar edhe vetë mosndërrimin e klubit.
“Po ta kisha dashur më shumë Paris St Germainin, do të kisha qenë aty, por unë do të mbetem te klubi që e dua më së shumti, Arsenal. Natyrisht, që më kanë lidhur me PSG-në mediat pasi që jam françez dhe i njoh mirë pronarët, por do të vazhdoj me Arsenalin,” ka thënë trajneri që nga viti 2005 nuk ka fituar asnjë trofe me klubin nga veriu i Londrës.
Strasburgasi Wenger, 63 vjeç, që nga shtatori i vitit 1996 është duke udhëhequr Arsenalin, pasi që erdhi nga skuadra japoneze, Nagoya. Më parë ai ka punuar si trajner në Monaco e Nancy.