REAL MADRID

Illarramendi madrilen për 32 milionë
12 July, 2013 @19:23
Përforcimi më i ri i Real Madridit është futbollisti 23 vjeçar Asier Illarramendi.
Mesfushori qendror i cili së fundi ka luajtur për Real Sociedadin, është shitur nga kjo skuadër për hiç më pak se 32.190.000 €.
Transferimin e Illarramendit e ka zyrtarizuar pak orë më parë edhe skuadra madrilene, ndërsa mësohet se kontrata e tij do të jetë gjashtë vjeçare.
Illarramendi stinorin e kaluar ka pasur 32 paraqitje me Sociedadin në La Liga.