TELENOVELA

REUTERS
Cavani parisien!
12 July, 2013 @17:24
Sulmuesi i kombëtares uruguajne, Edinson Cavani, gjatë fundjavës pritet të shkojë në Paris për të kryer kontrollimet mjekësore, derisa të hënën ose të martën, pritet zyrtarizimi i tij nga kampioni i Francës, Paris St Germain.
Françezja L’Equipe ka njoftuar se Napoli do të merr shumën e kërkuar prej 63 milionë eurove nga parisienët dhe se transferimi i tij nuk vihet më aspak në dyshim.
PSG ka mposhtur skuadrat si Chelsea, Manchester City dhe Real Madrid që ishin në garë për blerjen e uruguajnit të shumëvlerësuar. Napoli në anën tjetër, raportohet që ia ka vënë syrin sulmuesit brazilian Leandro Damiao si zëvendësim për Cavanin.