FUNDI I VJESHTËS
Beteja për kampionin vjeshtor
21 November, 2014 @10:57
Me ndeshjen Hajvalia-Ferizaj sot, fillon xhiroja e fundit e Superligës për stinorin vjeshtor.
Skuadra e Sunaj Keçit, Hajvalia ka mundësi që të përfundojë si kampione vjeshtore gjysmëstinorin në rast të fitores ndaj Ferizajit, por vetëm nëse Ferronikeli nuk shënon fitore.
E Ferizaji në anën tjetër është e fundit në tabelë dhe me mundësi që ka, do të kërkojë ndonjë pikë befasuese në Kishnicë.
Këtë xhiro janë edhe dy derbi. Prishtina pret kampionin, Llamkos Kosova, nesër, derisa të dielën mund të vendoset shumëçka rreth kampionit vjeshtor, kur Ferronikeli shkon në Riza Lushta për tu takuar me Trepçën’89, që ka harruar fjalën humbje.
SUPERLIGA, Xhiroja XVI, Orari:
E premte, 13:00 | Kishnicë | Hajvalia-Ferizaji | Gjyqtarë: Mentor Baliu, Jakup Musolli, Fatmir Abrashi dhe Ilir Shuleta; |
E shtune, 13:00 | Prishtinë | Prishtina-LlamkosKosova | Gjyqtarë: Hajriz Hajdari, Alban Ejupi, Imran Kabashi dhe Isak Ceroviku; |
E shtune, 13:00 | Pejë | Besa-Vëllaznimi | Gjyqtarë: Burim Jahmurataj, Bujar Selimaj, Fatmir Sekiraqa dhe Bajram Gashi; |
E shtune, 13:00 | Istog | Istogu-Trepça | Gjyqtarë: Genc Nuza, Besnik Morina, Bekim Rama dhe Mervan Bejtullahu; |
E diel, 13:00 | Mitrovicë | Trepça'89-Ferronikeli | Gjyqtarë: Kreshnik Vula, Lumturie Muhadri, Kujtim Bajrami dhe Besnik Batalli; |
E diel, 13:00 | Gjilan | Drita-Drenica | Gjyqtarë: Besfort Kosumi, Erduan Baliqi, Meriton Berisha dhe Artan Tahiri; |