DISCIPLINA
UEFA gjobit Galatën përsëri
19 November, 2014 @22:32
Komisioni Disciplinor i UEFA-së ka gjobitur klubin e Galatasarayit me 70 mijë euro për shkak të sjelljes së pahijshme të tifozërisë turke (fishekzjarrë, hyrje në fushë, mjete plasëse) në ndeshje ndaj Borussia Dortmundit në Signal Iduna Park.
Ky është dënimi i dytë për ekipin turk në Ligë të Kampionëve këtë stinor, pas atij në ndeshje ndaj Arsenalit në Londër.
Borussia Dortmund, gjithashtu është gjobitur me 32 mijë euro, këta për shkak të lëshimit në organizim dhe hudhjes së gjësendeve nga tifozët në fushë.
Borussia Dortmund kishte fituar këtë ndeshje me rezultat 4-1 ndaj ekipit turk që po udhëhiqet nga italiani Cesare Prandelli.