ITALIA
Alarm i Contes pas ndeshjes me Shqipërinë
19 November, 2014 @21:35
Pas fitores së brishtë ndaj Shqipërisë, 1-0, selektori i Italisë, Antonio Conte, u ka thënë edhe mediave të huaja se futbolli italian është në rrezik për vdekje, pasi që mungojnë lojtarët e rinj dhe cilësorë.
“Jemi duke e kaluar një kohë të vështirë, ku duhet ndërruar gjenerata ndërsa lojtarë të rinj s’ka. Kemi probleme të mëdha, prodhimi ynë po vdes. Lojtarët që po dalin në kombëtare nuk po kanë qëndrim të duhur,” ka shtuar mes tjerash Conte, transmeton Associated Press sot.
Sidoqoftë, Italia ka bërë një fillim të mirë në ciklin kualifikues për EURO 2016 duke bashkëkryesuar grupin e saj me Kroacinë, me nga 10 pikë.