UEFA
Italia e Kroacia në disciplinore
18 November, 2014 @16:35
Ndeshja e ndërprerë për 10 minuta, ndërmjet Italisë dhe Kroacisë, në kuadër të kualifikimeve për EURO 2016, është futur në Procedurë Disciplinore nga UEFA-ja, ka njoftuar shtëpia europiane e futbollit.
Ndeshja u ndërpre për shkak se nga ana e tifozërisë kroate në fushë të lojës u hodhën një numër i fishekzjarreve tymosës që shtyen referin në ndërprerje të ndeshjes.
E referi përkundër se ftoi skuadrat që të lëshojnë fushën, kroatët nuk e bënë këtë, që çoi në vazhdim të ndeshjes e cila përfundoi 1-1.
Komisioni Discilinor i UEFA-së dhe Trupi Etik do të merren me rastin më 11 dhjetor të këtij viti.