BAYERN
Lëndohet Lahm
18 November, 2014 @14:31
Ylli i mbrojtjes së Gjermanisë dhe Bayern Munchenit, Philipp Lahm, ka marrë një lëndim në dukje të rëndë.
Ai është larguar nga stërvitja e Bayernit sot në dhimbje të mëdha, derisa klubi ka njoftuar përmes Tëitterit se sot e nesër do të kuptohet serioziteti i lëndimit të tij.
Lahm ka qenë kapiteni i Gjermanisë që ka çuar lartë trofeun e titullit të kampionit të Botës në Brazil gjatë korrikut të këtij viti dhe pas këtij suksesi është penzionuar nga përfaqësuesja.
Në anën tjetër, 31 vjeçari Lahm, është lojtari kyq i Pep Guardiolës te Bayerni në aplikimin e strategjive të reja të formacionit të bavarezëve që po quhet si Guardiola 2.0.