AFRIKË
Eliminohet mbrojtësi i titullit!
19 November, 2014 @23:52
Nigeria, mbrojtësja e titullit të Kupës së Kombeve të Afrikës, ka mbetur jashtë turneut më të rëndësishëm të këtij kontinenti, që mbahet në janar të vitit të ardhshëm.
Ekipi i udhëhequr nga Stephen Keshi, nuk ka arritur që të mposht Afrikën e Jugut sonte, duke barazuar 2-2, që e ka lënë atë jashtë Kupës së Kombeve 2015.
Nga Grupi A, ku bënte pjesë Nigeria, u kualifikua Afrika e Jugut me 12 dhe Kongo me 10 pikë, derisa Nigeria përfundoi grupin në vend të tretë me 8 pikë, para Sudanit të eliminuar më parë, me 3 pikë.
Nigeria kishte triumfuar në Kupën e Kombeve 2013, duke e mposhtur në finale Burkina Fason 1-0. (Këtu mund të lexoni për finalen e atëhershme)