FFK
Betim Haxhimusa, fituesi i “Këpucës së Artë”
20 December, 2018 @19:21
Betim Haxhimusa është fituesi i “Këpucës së Artë” në Superligën e Kosovës për vitin kalendarik 2018.
Haxhimusa ka shënuar plot 13 gola me dy skuadrat e tij Gjilanin dhe Dritën përgjatë këtij viti dhe kjo ka bërë që ai sonte të shpërblehet me “Këpucën e Artë”.
Numër të njëjtë të golave në vitin 2018 kanë shënuar edhe Kastriot Rexha e Alban Shillova dhe që të dy këta lojtarë morën mirënjohje sonte, mirëpo çmimi shkoi për Haxhimusën pasi që lojtari në fjalë 13 golat e shënuara i kishte arritur në më pak ndeshje të luajtura sesa dy futbollistët tjerë.