FFK
Arbër Zeneli, më i miri i vitit 2018!
20 December, 2018 @18:59
Në mbrëmjen e shpërndarjes së çmimeve për më të mirët e vitit 2018, FFK ka zgjedhur Arbër Zenelin si futbollistin më të mirë të vitit 2018.
Futbollisti në fjalë, që është nderuar me çmimin kryesor sonte, para atyre që ishin të pranishëm u shpreh:
“Falënderoj familjen tim, stafin, lojtarët e përfaqësueses, federatën, si dhe më së shumti legjendën Fadil Vokrri, pa të cilin ne nuk do të ishim këtu. Ishte një vit shumë i mirë për ne dhe shpresojmë që të vazhdojmë në të njëjtën mënyrë.”
Zeneli, përveç formës së shkëlqyeshme me përfaqësuesen e Kosovës, ai po kalon formë shumë të mirë edhe me Heerenveenin në elitën e futbollit holandez.