MEDIA TALK
Napoli refuzoi ofertën 100 milionëshe të Unitedit
19 December, 2018 @15:56
Mediat italiane kanë bërë të ditur sot se Napoli ka refuzuar 100 milionë euro nga Manchester United, që kishte kërkuar mbrojtësin e fuqishëm të napolitanëve.
Corrierde del Mezzogiorno ka bërë të ditur se do të vijë koha kur Napoli nuk do të mund të refuzojë oferta për qendërmbrojtësin e fuqishëm senegalez, Kalidou Koulibaly.
“Nuk do ta shesim as në janar. Por do të vijë koha kur nuk do të mund t’i refuzojmë ofertat. Ne gjithmonë investojmë, por kemi kriteret tona. Në Itali janë 2-3 klube me financa të balancuara, ndërsa unë jam i vetmi që nuk kam asnjë borxh në banka,” ka thënë kreu i Napolit, Aurelio de Laurentis për gazetën në fjalë.
Koulibaly është njëri ndër qendërmbrojtësit më të vlerësuar në Serie A dhe është jashtëzakonisht i fuqishëm në pozitën e tij.