STATS
Golashënuesi më i mirë në vjeshtë
19 December, 2018 @12:20
Pas 17 xhirove të luajtura në edicionin vjeshtor, golashënuesi më i mirë i Superligës është Alban Shillova i Flamurtarit me 9 gola të shënuara, që nënkupton që lojtari në fjalë ka shënuar 45% të golave të klubit të tij në vjeshtë.
Në vendin e dytë pas Shillovës vjen Festim Alidema i Llapit me 8 gola të shënuara, 30% të golave të ekipit të tij në stinorin vjeshtor, kurse vendi i tretë i takon Betim Haxhimusës të Dritës me 7 gola, 28% të golave të shënuara nga Drita në 17 ndeshjet e para të sezonit.