STATS
Mbrojtja më e mirë në vjeshtë
19 December, 2018 @11:45
Liderja aktuale e Superligës, Prishtina, është skuadra me mbrojtjen më të mirë në Superligë në sezonin vjeshtor.
Në krye me gardianin Visar Bekaj, kryeqytetasit në vjeshtë kanë pësuar vetëm 4 gola.
Pas Prishtinës, skuadra me mbrojtjen më të mirë është Feronikeli me 9 gola të pësuara, kurse vendi i tretë i takon Llapit me 11 gola të pësuara.