MEDIA TALK
Rabiot pranë Barcelonës
19 December, 2018 @11:27
Mosvazhdimi i kontratës me Paris St Germainin ka ngjallë përfoljet për kalimin e tij te Barcelona.
Adrien Rabiot 23 vjeç, konsiderohet si investim afatgjatë për Barcelonën dhe edhe nëse do të mund të nënshkruajë Frenkie de Jongun e Ajaxit, 21 vjeç, ekipi konsideron se është më mirë të kenë dy opcione serioze sesa një, ka shkruar Mundo Deportivo sot.
Gjithashtu, gazeta e afërt me ekipin e Barcelonës ka bërë të ditur se përkundër që nuk do të ketë dëmshpërblim për t’i paguar PSG-së, Barcelona do t’i ofrojë 10 milionë euro futbollistit si çmim për nënshkrim (signing fee), që gjithashtu konsiderohet si opcion më i lirë sesa çfarëdo dëmshpërblimi ndaj ekipi për moshën dhe cilësinë e lojtarit.