CARABAO CUP
Muriçi dërgon Cityn tutje
18 December, 2018 @22:49
Portieri i Kosovës, Arijanet Muriç, ka mbrojtur dy penallti të Leicester Cityt për të dërguar ekipin në gjysmëfinale të Carabao Cupit sonte.
City ka barazuar 1-1 me Leicesterin në kohë të rregullt të takimit, ndërsa pas penalltive, 3-1.
Muriçi ka qenë portier i parë i Cityt sonte dhe ka mbrojtur përgjatë gjithë ndeshjes, ndërsa te penalltitë është treguar vendimtar në fitoren e ekipit.