SULMUESI KOLUMBIAN
Milan ‘në lidhje’ me sulmuesin e Sevillës
18 December, 2018 @15:02
Sevilla pritet të shes rekord transferin e klubit, duke ia ‘dhënë’ sulmuesin e ekipit, Milanit.
Sulmuesi 27 vjeç nga Kolumbia, Luis Muriel, kishte ardhur si rekord-transfer për 21.6 milionë euro te Sevilla në verë të vitit 2017 nga Sampdoria.
Por, ai aktualisht nuk është zgjedhja e parë e trajnerit Pablo Machin, i cili po preferon Wissam Ben Yedderin dhe Andre Silvan para Murielit.
E Muriel, ka qenë startues vetëm një herë këtë stinor te Sevilla, ndërsa ka shënuar një gol. Ai ka përvojë në Serie A pasi që ka qenë në Luigi Ferraris për dy vjet, si dhe në Udinese për 5 stinorë (disa herë i huazuar).
Agjenti i kolumbianit në fjalë, Alessandro Lucci ka informuar Sevillën se Milan është i gatshëm që për 12 milionë euro të merr Murielin që në afatin kalimtar të janarit, shkruan sot Football Espana.