MEDIA TALK
Francezi në pole-position për United
18 December, 2018 @14:35
Ish lojtari i reprezentacionit të Francës, Laurent Blanc, po përfolet si trajneri që është në pole-position për të marrë drejtimin e Manchester Unitedit.
Mundo Deportivo ka bërë të ditur se United e dëshironte me ngulm Mauricio Pocchetinon e Tottenhamit, mirëpo pasi që ky i fundit vazhdoi së fundi kontratën me gjelat e Londrës, ekipi është orientuar tjetërkah.
Blanc aktualisht 53 vjeç, ka luajtur për Unitedin në periudhën 2001-2003. Si trajner ai ka punuar 3 vite me Bordeaux, pastaj 2 vjet me reprezentacionin e Francës dhe së fundi ka qenë trajner i PSG-së në periudhën 2013-2016.