ANTHONY MARTIAL

Martial vazhdon deri në 2020?
17 December, 2018 @22:06
Sipas mediave angleze, sulmuesi francez i Manchester Unitedit, Anthony Martial, ka vazhduar kontratën me ekipin e tij edhe për një vjet më tepër sesa që e ka pasur deri tash.
Martialit, 23 vjeç, do t’i mbaronte kontrata verën e ardhshme me Unitedin, por tash ai raportohet ta këtë shtyer deri më verën e vitit 2020.
United nënshkroi me Martialin në vitin 2015, kur ekipi anglez i pagoi Monacos rreth 40 milionë euro dëmshpërblim për t’ia blerë kartonin lojtarit.