GJILANI
Gjilani shkëput bashkëpunimin me sulmuesin nga Shqipëria
15 December, 2018 @18:06
Përmes një njoftimi në faqen e Facebookut, klubi i Gjilanit ka njoftuar për shkëputjen e kontratës me sulmuesin Brundil Pepa.
Pepa te Gjilani erdhi gjatë afatit kalimtar veror, mirëpo me marrëveshje të dyanshme, klubi dhe lojtari tashmë janë ndarë zyrtarisht.
Sezonin vjeshtor Gjilani e mbylli në vendin e katërt, kurse lojtari në fjalë në këtë sezon shënoi vetëm një herë.