CAS

Foto: europaleague/fb
Milan para suspendimit nga garat evropiane
14 December, 2018 @15:03
Skuadra e Milanit, që dje u eliminua nga Europa Liga pas disfatës nga Olympiacos, pritet të suspendohet nga garat evropiane.
Kjo, pasi që klubi rossoner nuk ka respektuar rregullat e Fair Playit Financiar të UEFA-së në vitet e fundit.
Rregullat e UEFA-së thonë që ekipi nuk guxon të shpenzojë më shumë sesa gjeneron, ndërsa Milan nuk ka arritur të arsyetojë 200 milionë eurot e fundit të shpenzuara në transferime të lojtarëve.
“Milan ka 2.5 vite afat për të balancuar librat financiarë të ekipit, në të kundërtën nuk do të ketë të drejtë pjesëmarrjeje në garat evropiane në 2022/23 dhe 2023/24 nëse kualifikohen,” ka shkruar njoftimi.
Shpenzimet duhet të arsyetohen plotësisht deri më korrik të vitit 2021.
Mirëpo, përveç kësaj, Milanit i është shqiptuar dënimi fillestar minimal që parasheh që ekipit t’i ndalen 12 milionë euro si dhe numri i lojtarëve në dispozicion për garat evropiane të bie nga 25 që është standardi, në 21.