GRUPI G
Grupi ku çdo ekip mund të kualifikohet
13 December, 2018 @15:09
Përkundër se sonte luhet xhiroja e fundit e fazës grupore në Europa League, Grupi G i kësaj gare është ende i paqartësuar.
Villareal, Rapid, Rangers dhe Spartak - të gjitha ekipet kanë gjasa për kualifikim në fazën pranverore të garës nëse shënojnë fitore sonte, natyrisht, dyshes së parë në grup i konvenon edhe barazimi.
Por, kryesorja është që të gjitha ekipet kanë fatin në dorën e tyre.
Villareal ka 7 pikë, Rapid 7, Rangers 6 dhe Spartak 5. Takohen: Villareal-Spartak dhe Rapid-Rangers. Duelet nisin 5 minuta para orës 19:00.
GRUPI G, Tabela:
1 | Villareal (SPA) | 7 pikë | Goldallimi: 5 | |
2 | Rapid (AUS) | 7 pikë | Goldallimi: -4 | |
3 | Rangers (SKO) | 6 pikë | Goldallimi: 1 | |
4 | Spartak (RUS) | 5 pikë | Goldallimi: -2 |