GRUPI G
Rusët e çekët fitojnë, spanjollët e italianët vazhdojnë tutje
12 December, 2018 @23:10
Në dy ndeshjet e luajtura sonte me fillim nga ora 18:55, Reali dhe Roma janë mposhtur nga CSKA e Moskës, përkatësisht Viktoria e Plzenit.
Kampioni evropian ‘u turpërua’ 0-3 në Bernabeu, kurse Roma u mposht me rezultat 2-1 në Çeki, mirëpo këto rezultate nuk penguan spanjollët dhe italianët që të kalojnë në 1/8 e finales, pasi që gjithçka sa i përket kualifikimit ishte mbyllur qysh para ndeshjeve të luajtura sonte.
Sa për statistikë, humbja e pësuar sonte nga CSKA Moska bën që Reali të mposhtet brenda dhe jashtë nga një skuadër në Champions League për herë të parë që nga sezoni 2008/2009, sezon në të cilin ishte mposhtur nga Juventusi.