PA 2 TË HUAJ
Gjilani ndahet me dy të huaj
13 December, 2018 @12:49
Skuadra e Gjilanit, që drejtohet nga Sadat Pajaziti, me të përfunduar stinori vjeshtor i kampionatit ka bërë të ditur që ka shkëputur marrëveshjet me dy futbollistët e huaj të ekipit.
Trevin Caesar nga Trinidad dhe Tobago si dhe Jose Mauricio Marinho nga Brazili, më nuk do të jenë pjesë e ekipit të kuq nga qyteti i Gjilanit.
Sulmuesi Caesar kishte shënuar 3 gola për ekipin përgjatë vjeshtës.
Gjilani ka pasur vjeshtë të mirë në Superligë, duke përfunduar në pozitën e katërt të renditjes.
Mirëpo, ekipi është larg nga treshja kryesuese e renditjes, duke qëndruar 9 pikë larg vendit të tretë dhe 13 nga vendi i parë.