1/8
Shorti i Champions League, data dhe vazot
12 December, 2018 @23:24
Pasi u kuptuan 16 skuadrat që do të jenë në 1/8 e finales, le të shohim vazot dhe datën e shortit.
Shorti për 1/8 e finales do të mbahet në Nyon të Zvicrës të hënën më 17 dhjetor me fillim nga ora 12:00 sipas kohës tonë lokale, ndërsa skuadrat do të jenë të ndara në dy vazo. Në njërën prej tyre do të jenë liderët e grupeve, kurse në tjetrën skuadrat që u kualifikuan nga vendi i dytë i grupeve.
VAZO 1: Borussia Dortmund, Barcelona, PSG, Porto, Bayern, Manchester City, Real Madrid, Juventus.
VAZO 2: Atletico Madrid, Tottenham Hotspur, Liverpool, Schalke, Ajax, Lyon, Roma, Manchester United.
Mes vete në 1/8 e finales nuk mund të përballen skuadrat nga i njëjti shtet, ndërsa mes vete nuk mund të përballen as skuadrat që kanë qenë në të njëjtin grup në fazën grupore.
Gjithashtu, skuadrat nga vazoja e parë ndeshjen e parë në 1/8 e finales e luajnë në terrenin mysafir, gjë që konsiderohet një lloj përparësie.