GRUPI G
Rangers i Grezdës dhe Gerrardit, eliminohet
13 December, 2018 @21:01
Nuk kanë arritur të shënojnë asnjë gol, përkundër se u nevojitej fitorja për të kaluar në fazën pranverore të Europa Ligës.
Kështu, Rangers i drejtuar nga Steven Gerrard ka përfunduar aventurën evropiane për këtë stinor, pasi që ka përfunduar në vend të tretë të Grupit G, pas Villarealit dhe Rapidit.
Rapid mposhti Rangersin 1-0 me anë të golit të shënuar nga zëvendësuesi Dejan Ljubicic (84’), ndërsa Gerrard futi Eros Grezdën në lojë në 20 minutat e fundit të takimit, por që nuk ndërroi asgjë në rezultat.
GRUPI G, Tabela përfundimtare:
1 | Villareal (SPA) | 10 pikë | ||
2 | Rapid (AUS) | 10 pikë | ||
3 | Rangers (SKO) | 6 pikë | ||
4 | Spartak (RUS) | 5 pikë |