GRUPI F
Milan kualifikohet edhe me humbje, por…
13 December, 2018 @15:30
Skuadra e Milanit e drejtuar nga Gennaro Gattuso pritet të kualifikohet në fazën pranverore të Europa Ligës.
Milan ka tre pikë më shumë sesa Olympiakosi i Athinës, mirëpo një humbje me rezultat 2-0, mund ta eliminojë ekipin rossoner.
Rossonerët mund të kualifikohen edhe me humbje minimale me çdo rezultat, por humbja me dy gola dallim, saktësisht 2-0 mund t’i eliminojë ata.
Milan ka mposhtur Olympiakosin 3-1 në përballjne e zhvilluar në San Siro dhe kuqezinjtë nga qyteti i modës sonte do të kërkojnë shënim të golave ashtu që t’i bashkangjiten liderit aktual të grupit, Real Betis, që veçse ka siguruar pranverën në Europa Ligë.
Takohen: Dudelange-Betis dhe Olympiakos-Milan (21:00, sonte)
GRUPI F, Tabela
1 | Betis (SPA) | 11 pikë | Goldallimi: 5 (7:2) | |
2 | Milan (ITA) | 10 pikë | Goldallimi: 5 (11:6) | |
3 | Olympiakos (GRE) | 7 pikë | Goldallimi: 3 (8:5) | |
4 | Dudelange (LUK) | 0 pikë | Goldallimi: -13 (3:16) |