NË GJAKOVË
Berisha prej Onixit te Vëllaznimi
13 December, 2018 @18:16
Sulmuesi që derdhi djersë për Onixin në pjesën vjeshtore të stinorit, Astrit Berisha, tash e tutje do të vesh fanellën e Vëllaznimit.
Njoftimin e ka bërë të ditur pak më parë ekipi gjakovar, derisa Berisha i kthehet qytetit të tij në edicionin pranveror të Ligës së Parë.
Për më tepër, Vëllaznimi ka bërë të ditur se Berisha ka nënshkruar kontratë deri në fund të stinorit 2021/22 që është ndër kontratat më afatgjate në futbollin kosovar aktualisht.
Kuqezinjtë kanë përfunduar stinorin vjeshtor në Ligë të Parë në vend të pestë të klasifikimit tabelar, duke tubuar 29 pikë pas 16 xhirove të zhvilluara.