SHQIP NË BOTË

Super Bersant Celina, shkëlqen dhe mposht shokun e përfaqësueses
15 December, 2018 @17:55
Në ndeshjen e luajtur sot ndaj Sheffield Wednesdayt në Championship, skuadra e Swanseat arriti të shënojë fitore me përmbysje.
Më meritori për këtë fitore të uellsianëve ishte prizrenasi Bersant Celina, i cili fillimisht shënoi për 1-1, e më pas asistoi për golin e dytë të skuadrës së tij, e cila e fitoi këtë takim me rezultatin përfundimtar 2-1.
Përballë Celinës sot ishte Atdhe Nuhiu, sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, i cili gjithashtu ishte startues për skuadrën e tij.
Fitorja e arritur sot bën që Swansea të afrohet në 4 pikë me zonën Play Off, përmes së cilës është i mundshëm inkuadrimi në Premier League.