MOHAMED SALAH

Për të dytën herë me radhë
14 December, 2018 @20:09
Sulmuesi i Egjiptit dhe i Liverpoolit, Mohamed Salah, është votuar për herë të dytë me radhë futbollisti më i mirë afrikan nga BBC.
Futbollisti 26 vjeçar ka fituar garën me Mehdi Benatian, Kalidou Koulibalyn, Sadio Manen dhe Thomas Parteyn.
Lojtari më i mirë i vitit në Premier Ligë ka shënuar 44 gola në 52 ndeshje për Liverpoolin stinorin e kaluar.
”Është një ndjenjë e mirë ta fitosh prapë. Jam i lumtur dhe do të doja ta fitoja edhe vitin tjetër këtë çmim,” ka thënë Salah për BBC, pasi që fitoi çmimin.
BBC ka numëruar 650 mijë vota, që ka qenë numër rekord i votave për këtë çmim. Përndryshe, Salah është lojtari i parë që e fiton këtë çmim për dy vite me radhë, pas nigerianit Jay-Jay Okocha.
Afrikanët e vitit, sipas BBC, ndër vite:
2017: Mohamed Salah (Liverpool & Egypt) 2016: Riyad Mahrez (Leicester City & Algeria) 2015: Yaya Toure (Manchester City & Ivory Coast) 2014: Yacine Brahimi (Porto & Algeria) 2013: Yaya Toure (Manchester City & Ivory Coast) 2012: Chris Katongo (Henan Construction & Zambia) 2011: Andre Ayew (Marseille & Ghana) 2010: Asamoah Gyan (Sunderland & Ghana) 2009: Didier Drogba (Chelsea & Ivory Coast) 2008: Mohamed Aboutrika (Al Ahly & Egypt) 2007: Emmanuel Adebayor (Arsenal & Togo) 2006: Michael Essien (Chelsea & Ghana) 2005: Mohamed Barakat (Al Ahly & Egypt) 2004: Jay-Jay Okocha (Bolton & Nigeria) 2003: Jay-Jay Okocha (Bolton & Nigeria) 2002: El Hadji Diouf (Liverpool & Senegal) 2001: Sammy Kuffour (Bayern Munich & Ghana) |