PORTIERI I LLAPIT

Foto: KFBallkani/fb
Bledar Hajdini zyrtarisht te Ballkani
14 December, 2018 @15:15
Portieri i deritashëm i Llapit të Podujevës, Bledar Hajdini, është huazuar te Ballkani i Suharekës deri në fund të këtij edicioni.
Klubi i Ballkanit ka zyrtarizuar Hajdinin, që ka qenë i ftuar në disa raste edhe në reprezentacion të Kosovës.
Ballkani është duke luftuar për t’i ikur zonës së PlayOutit në Superligë, ndërsa Hajdini është përzgjedhur të jetë përforcimi i parë në ekip përgjatë afatit kalimtar dimëror.
Ekipi suharekas ka përfunduar Superligën në vend të nëntë me 21 pikë nga 17 ndeshje.
Ballkani kishte nisur stinorin me Bekim Shotanin trajner, që i kishte sjellë në Superligë nga Liga e Parë, ndërsa në ndërkohë, pas largimit të tij nga ekipi, emëroi Sami Sermaxhajn trajner.