Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ANALIZË

TOP 5 ndeshjet e fundjavës

TOP 5 ndeshjet e fundjavës


Shkruan: LUAN MORINA

14 December, 2018 @20:23

Pesë ndeshjet më interesante të fundjavës, që nuk bën të kalojnë pa i parë.

Manchester City – Everton (e shtunë, ora 1e30)

Manchester City mund të kthehet qysh këtë fundjavë në krye të Premier League. Për më tepër, ende janë në rrugë për katërshen e madhe, e cila herët a vonë do të vjen tek blutë e qytetit. Në fakt është e vetmja mënyrë për të marrë disi epërsinë ndaj rivalëve të qytetit kur përmendet historia. Ndonëse mbrapa Liverpoolit, mentaliteti dhe talenti i Guardiolës janë avantazh i krahasueshëm kundrejt Kloppit. Më shkurt, nëse City ose Liverpool mbeten 4 pikë mbrapa njëra-tjetrës, vetëm City është ekip i cili do të mund të kthehej e të merrte titullin.

Manchester City vs Everton

Kundër Evertonit pritet të jetë edhe një paradë e lehtë, pasi Marcos Silva nuk duket se ka guximin të bëj presion mbi qendërmbrojtësit e Cityt, që në fakt është e vetmja mënyrë për t’u mohuar lojën. Richarlison nuk është dikush që do të bënte këtë, e aq më pak qendërsulmuesit që kanë në dispozicion.

Hoffenheim – Monchengladbach (e shtunë, ora 3e30)

Hoffenheimi aplikoi një lojë të hapur ndaj Cityt, por nuk ishte në gjendje të mbulonte edhe armën rezervë – ndërprerjet. City dominoi lojën, përfshirë edhe pjesën e parë, por Hoffenheim dhe Nagelssmann duhet të lavdërohen për lojën e bukur dhe të hapur që kanë shfaqur këtë sezon.

Hoffenheim vs Borussia Monchengladbach

Të njëjtën kanë bërë edhe Monchengladbach me Ragnick. Janë dy nga ekipet me lojën më të bukur në Bundesliga, dhe e shtuna pasdite do të duhej të ishte një argëtim i mirë nëse dy trajnerët nuk ndryshojnë qasjen e tyre të zakonshme. Thorgan Hazard i mysafirëve po kalon një super-sezon, gjersa tek Hoffenheim, nga hija shpesh paraqitet Reiss Nilsson, ndonëse janë një ekip goxha mirë i ndërtuar falë trajnerit.

Basaksehir – Galatasaray (e shtunë, ora 5)

Nëse doni të keni punë me një ligë skandaloze – bujrun tek Superliga turke. Basaksehir janë favorit kryesor për titull, prandaj një fitore të shtunën do t’u jepte një shtytje drejt titullit. Lojtari më i njohur i tyre për shumicën, Arda Turan pas dënimit prej 10 ndeshjeve, mbetet vetëm rezervë në ndeshjet e fundit, ngjashëm si Emanuel Adebayor.

Istanbul Basaksehir vs Galatasaray

Me 10 ndeshje është dënuar edhe Fatih Terim dhe gjysma e ekipit të Galatasarayit. Është goditje e ultë të akuzohen vetëm federata e cila ka turpëruar futbollin turk që nga ardhja e Demirorenit (ma shqip kapja e Besiktasit), kur kanë qenë vet kryesuesit e Galatasaray që kanë larguar Bafetimbi Gomisin (me zor) drejt Emirateve Arabe. Fenerbahçe është në krizë, e ngujuar në tri pozitat e fundit, pa trajner (sot u emërua Ersun Yanal), dhe me një puç të brendshëm kundër kryesisë së re. Besiktasi turpërohet nga Malmo, Akhisarspor, fitues i Kupës përfundon Europa League pa asnjë fitore, dhe në krejt këtë rrëmujë, Kasimpasa e Loret Sadikut mund të jetë ekipi i dytë i Turqisë në Ligën e Kampionëve. Ligë për ‘gallatë’!

Lyon – Monaco (e diel, ora 1)

Ekip i kapluar me lëndime është edhe Monaco. Thierry Henry ka zhvilluar disa ndeshje me portierin e tretë, Raggin e plakur e ka vendosur në krahë, dhe në çdo ndeshje, së paku një e treta e ekipit përbëhet nga lojtarë të Akademisë (disa edhe të blerë në ekipe tjera) të cilët nuk kanë të drejtë vote ende!

Lyon vs Monaco

Lyon siguroi rrethin eliminator të Ligës së Kampionëve në një ambient jo të lehtë. Kanë ekip të mirë, më të mirë se Monaco sigurisht, por është një klasike franceze. Në mbrëmje pritet të takohen Marseille edhe Bordeaux – që të dyja më të dobëta se ky derbi i drekës!

Liverpool – Manchester Utd (e diel, ora 5)

Historia e Cityt për të kaluar Unitedin do të nevojitej edhe një gjysmë shekulli së paku! Por, me këtë gjendje aktuale në renditje, nga Liverpool e City, cilin do e preferonin fansat e Unitedit kampion? E kishim pyet Gentin, por ai si zakonisht do t’i ikte kësaj pyetjeje, e me pak ngulm do të zgjedhte Cityn.

Liverpool vs Manchester United

Por, këto dy ekipe kanë një detyrë të zorshme për të kaluar cilësinë e derbit të javës së kaluar. Kapacitet në terren kanë vetëm vendasit. Nëse do të bënim një 11she të përbashkët, pos Lukakut dhe De Geas, të gjitha pozitat tjera do të ishin padyshim për vendasit! Hendersoni para Pogbës?!


MOHAMED SALAH

Për të dytën herë me radhë

Premier League/International

Për të dytën herë me radhë

14/12/18 @ 20:09

PORTIERI I LLAPIT

Bledar Hajdini zyrtarisht te Ballkani

FFK Superliga/Transfere

Bledar Hajdini zyrtarisht te Ballkani

14/12/18 @ 15:15

CAS

Milan para suspendimit nga garat evropiane

Europa League/Serie A

Milan para suspendimit nga garat evropiane

14/12/18 @ 15:03

FENERBAHÇE

Rikthejnë trajnerin kampion

Europa League/International/Transfere

Rikthejnë trajnerin kampion

14/12/18 @ 11:10

GRUPI F

Olympiacos eliminon Milanin

Europa League

Olympiacos eliminon Milanin

13/12/18 @ 22:58

GRUPI G

Rangers i Grezdës dhe Gerrardit, eliminohet

Europa League

Rangers i Grezdës dhe Gerrardit, eliminohet

13/12/18 @ 21:01

GRUPI I

Malmo triumfon në Stamboll dhe kualifikohet

Europa League

Malmo triumfon në Stamboll dhe kualifikohet

13/12/18 @ 20:49

NË GJAKOVË

Berisha prej Onixit te Vëllaznimi

FFK Liga e parë/Transfere

Berisha prej Onixit te Vëllaznimi

13/12/18 @ 18:16

PARA DUELIT TË FUNDIT

Valon Berisha startues te Lazio

Europa League

Valon Berisha startues te Lazio

13/12/18 @ 17:59

GRUPI F

Milan kualifikohet edhe me humbje, por…

Europa League

Milan kualifikohet edhe me humbje, por…

13/12/18 @ 15:30

GRUPI G

Grupi ku çdo ekip mund të kualifikohet

Europa League

Grupi ku çdo ekip mund të kualifikohet

13/12/18 @ 15:09

PA 2 TË HUAJ

Gjilani ndahet me dy të huaj

FFK Superliga/Transfere

Gjilani ndahet me dy të huaj

13/12/18 @ 12:49

1/8

Shorti i Champions League, data dhe vazot

Champions League

Shorti i Champions League, data dhe vazot

12/12/18 @ 23:24

GRUPI H

Liderët mposhten, por kualifikohen

Champions League

Liderët mposhten, por kualifikohen

12/12/18 @ 23:17

GRUPI G

Rusët e çekët fitojnë, spanjollët e italianët vazhdojnë tutje

Champions League

Rusët e çekët fitojnë, spanjollët e italianët vazhdojnë tutje

12/12/18 @ 23:10

VAZHDON KONTRATËN ME EKIPIN E FËMIJËRISË

Me rrogë të re, Rashford vazhdon deri në vitin 2028

Champions League/Premier League

Me rrogë të re, Rashford vazhdon deri në vitin 2028

18/07/23 @ 22:29

MEDIA TALK

Broja kërkon largimin nga Chelsea, dy ekipe të PL janë të interesuara

Premier League/Sportistë shqiptarë në botë/Transfere

Broja kërkon largimin nga Chelsea, dy ekipe të PL janë të interesuara

04/07/23 @ 11:10

PREMIER LEAGUE

Sa kanë fituar ekipet e Premier League gjatë sezonit 22/23?

Premier League

Sa kanë fituar ekipet e Premier League gjatë sezonit 22/23?

21/06/23 @ 10:36

the GUNNERS

Partey mund të shkojë, nëse vjen Caicedo

Champions League/Premier League/Transfere

Partey mund të shkojë, nëse vjen Caicedo

14/06/23 @ 08:56

PARADA E FITUESVE

Rreth 200 mijë tifozë priten të festojnë trofeun me Manchester Cityn

Champions League/Premier League

Rreth 200 mijë tifozë priten të festojnë trofeun me Manchester Cityn

11/06/23 @ 23:51

MANCHESTER CITY KAMPION EVROPE

Manchester City për herë të parë fiton Ligën e Kampionëve, kompleton tripletën!

Champions League/Premier League

Manchester City për herë të parë fiton Ligën e Kampionëve, kompleton tripletën!

10/06/23 @ 23:03

CITY FITON EDHE KUPËN

Manchester City fiton edhe FA Cup

Premier League

Manchester City fiton edhe FA Cup

03/06/23 @ 21:08

POCH ZYRTARIZOHET TE CHELSEA!

“Ai duhet të fitojë”, Chelsea emëroi Pochettinon

Premier League/Transfere

“Ai duhet të fitojë”, Chelsea emëroi Pochettinon

30/05/23 @ 14:23

BILETA E FUNDIT PËR PREMIER LIGË 2023/24

Në Wembley, do të përcaktohet pjesëmarrësi i fundit i Premier Ligës 23/24

Premier League

Në Wembley, do të përcaktohet pjesëmarrësi i fundit i Premier Ligës 23/24

18/05/23 @ 11:24

FITORJA E SHTATË ME RADHË - I AFROHEN ZONËS "CHAMPIONS"

Salah hat-trick asistesh, Liverpool me shtatë fitore radhazi!

Premier League

Salah hat-trick asistesh, Liverpool me shtatë fitore radhazi!

15/05/23 @ 23:00


 
Të gjitha lajmet nga Premier League